Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka reaguar ish emisarit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, pasi që ky i fundit solli atmosferën e krijuar në një restorant në Beograd pas fitores së Amerikës kundër Iranit në Botëror.

“I gjithë restoranti në Beograd për feston për golin e Amerikës”, shkroi Grenell sot në Twitter.

Këtij reagimi iu përgjigj Ahmeti, duke thënë se duke e ditur që Grenell është i kontraktuar për lobim nga Vuçiqi, ajo që thotë ai, duhet të merret me rezerve.

“Duke ditur që keni kontratë e lobimi me Vuçiqin, e gjitha kjo duhet të merret me rezevë”, ka shkruar Ahmeti.

Megjithatë, një përgjigje të shpejt këtij epiteti të vënë nga Ahmeti, i ka dhënë Grenell.

Ai e ka akuzuar ish-kryetarin e kryeqytetit si dikush që shtyn përpara lajmet e rreme.

“Askush nuk befasohet kur ju shtyni përpara lajmet e rreme. Ky jeni ju. Të gjithë e dinë që ju trilloni gjëra. Askush nuk e beson një fjalë që e thoni…”, ka shkruar Ahmeti.