Një grabitje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Konushec të komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.
Stacioni Policor në Podujevë njofton se sipas viktimës katër persona me maska në fytyrë kanë hyrë në shtëpi derisa ajo ishte e vetme dhe e kanë lidhur me një rrip dhe një kabllo duke e rrahur derisa kanë arritur të grabisin para në vlerë 3 mijë franga zvicerane dhe stoli ari në vlerë prej 10 mijë franga zvicrane.
Përpos këtyre personat me maska kanë marrë edhe 6 pasaporta zvicrrane si dhe letërnjoftimet e fëmijëve.
Sipas Policisë rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të hetuesisë si dhe nga njësitet e krimeve rajonale./Llapi.info