Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, do të nënshkruajnë Marrëveshjen Kornizë, marrëveshje kjo e cila rregullon bazën e bashkëpunimit teknik dhe financiar në mes të dy qeverive.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë prononcim për media në të cilën do të jepen detaje më të hollësishme të marrëveshjes.
Gjermania ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës nëpërmjet programeve të ndryshme zhvillimore.
Republika gjermane është një nga donatorët më të mëdhenj në Republikën e Kosovës dhe mbështet Kosovën drejt një zhvillimi substancial si dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.