Një vit më parë Shqipëria renditej e 57-ta mes 163 vendeve si më paqësore, sipas Global Peace Index (Indeksi Global i Paqes), por këtë vit ajo ka fituar edhe 5 vende, duke u renditur për 2018 në vendin e 52-të, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e 92-të dhe është e fundit në rajon në këtë indeks.
“Shtatë nga tetë vendet me përmirësime të mëdha janë në Europën Lindore: Maqedonia, Mali i Zi, Sllovakia, Shqipëria, Kroacia dhe Rumania. Të gjitha, përveç Rumanisë, kanë regjistruar përmirësime në fushën e sigurisë dhe të gjitha përveç Malit të Zi kanë pasur rënie të konflikteve të jashtme. Shumica e këtyre vendeve ndajnë përmirësime si në nivelin politik dhe në luftën ndaj konflikteve të jashtme”, thuhet në raportin e Global Peace Index.
Ajo që vërehet është se nga vendet e rajonit, Kosova renditet e fundit (në pozitën e 92-të), ndërkohë që vihet re shqetësimi në rritje i nacionalizmit në Europën Perëndimore.