Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet njoftimin e Ekipit të Përbashkët të Hetimeve për rrëzimin e fluturimit MH17, i cili thekson se katër të dyshuar do të ndiqen penalisht për krimet në lidhje me rrëzimin e fluturimit të Malaysian Airlines, të datës 17 korrik 2014.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i bashkëngjitet shteteve të Bashkimit Evropian dhe aleatëve të saj duke shprehur mbështetjen e plotë për përpjekjet për zbulimin e së vërtetës dhe për t’u siguruar që do të vihet drejtësi për humbjen e jetës së 298 personave nga 17 shtete të ndryshme”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
“Përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike duhet të japin llogari”.