Kosova ka paguar për gjashtë muaj rreth 1.6 milionë euro për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Të dhënat për pagesën e mbrojtjes së tyre deri më tani konsideroheshin si konfidenciale, por ndalesa e deritanishme ishte konsideruar si kundërkushtetuese dhe kundërligjore.
Një million e 578 mijë e 857 euro e 35 centë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbrojta për shtatë të akuzuarit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Që nga tetori i vitit 2020, Ministria e Drejtësisë i ka paguar këtë shumë parash për gjashtë muaj më radhë avokatët që po mbrojnë ish eprorët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës..
T7 i ka siguruar këto shpenzime nga Ministria e Drejtësisë, pas kërkesës së ministres Haxhiu për ndryshim të udhëzimit administrative për publikimin e shpenzimeve financiare.
Udhëzim të cilin e ka aprovuar edhe kryeministri Albin Kurti.
Kësaj liste për nga shpenzimet i prin avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees. Pagesa e ezektuar për të është hiç më pak se 315 mijë euro.
Pas tij, sipas shpenzimeve të deritashmë radhitet mbrojtja e Rexhep Selimit, ish komandantit të UÇK-së që po gjykohet në lëndën “Thaçi dhe të tjerët”.
Avokati i Selimit, David Young është paguar nga shteti me 287 mijë euro.
Ndërsa, një shumë e konsiedrueshme e parave është dhënë edhe për mbrojten e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës.
Për mbrojtjen e tij, holandezin Von Bone sipas kësaj tabele nga buxheti shtetëror janë ekzekutuar mbi 271 mijë euro.
Ndërkohë, një shifër e madhe është e ndarë edhe për njërin nga avokatët që po e mbron ish-presidentin Thaçi në Gjykatën Speciale.
Njëri nga tre avokatët e ekpit mbrojtës të ish-shefit të shtetit, Pierre R. Prosper deri më tani është paguar mbi 251 mijë euro.
E shuma që për gjysmë viti është ndarë për avokatin e Jakup Krasniqit është për mbi 242 mijë euro.
Kurse më së paku nga këta sipas këtyre të dhënave është paguar njëri nga tre mbrojtësit e ish-kryeparlamentarit e ish-shefit të SHIK-ut, Ben Emmerson.
Britaniku Ben Emmerson që po e mbron Kadri Veselin, është paguar më shumë se 31 mijë euro.
Avokati i Nasim Haradinajt, Bat Mertens, për periudhën tetor-nëntor është paguar 33 mijë e 648 euro, ndërkaq avokati tjetër i tij, Toby Cadman, për periudhën dhjetor-shkurt është paguar 144 mijë e 742 euro.
Deri më tani janë aprovuar 1,114,257.35 EUR derisa mbrojtja e përmendur më lart ka tërhequr nga llogaria 464,600 mijë euro.