Logo

Lajme

Kosovë

Botë

Sport

Futboll

Magazina

Cult

Ekonomi

Femra

Stili

Shëndetësi

Kuzhina

Auto

Teknologji

Fun

Telegrafi Jobs

Arkiva

Marketing
Kosova lë gjurmë në Japoni, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”
Më interesantet nga sporti
COVID-19 në Kosovë dhe botë
Më të lexuarat nga rubrika rozë
Për një shëndet më të mirë
Lajmet nga vendi dhe bota
Femra, stil dhe trende
Për ju adhurues të veturave
Të fundit nga teknologjia
Moti në Kosovë
SPORT / XHUDO
Kosova lë gjurmë në Japoni, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”

11 min
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen për ta fituar të artën olimpike.

Pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Lexo po ashtu:
Distria Krasniqi fiton dy ndeshjet e para dhe kualifikohet në gjysmëfinale të ‘Tokio 2020’, tani ndodhet një fitore larg medaljes olimpike
Distria Krasniqi fiton dy ndeshjet e para dhe kualifikohet në gjysmëfinale të ‘Tokio 2020’, tani ndodhet një fitore larg medaljes olimpike
Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.

Xhudistja jonë u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’, duke siguruar finalen e madhe.
Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti për ta bërë krenare gjithë Kosovën.

Me këtë triumf, xhudistja jonë fiton medaljen e artë në “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë.


Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016. /