Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje.

Përkundër kundërshtimeve nga disa vende anëtare që Kosova të mos marrë pjesë në këtë Samit, përfaqësues të vendit tonë do të jenë prezent.

Këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi e ka konfirmuar për lajmi.net se vendi ynë do të përfaqësohet nga Haradinaj.

“Po kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë”, ka thënë shkurt Arifi.

Ndryshe, qysh nga caktimi i datës për mbajtjen e Samitit, Spanja ka njoftuar se nuk dëshiron që të jetë në të njëjtën tryezë me përfaqësues nga Prishtina.

Po ashtu, mediat serbe kanë raportuar se një qëndrim i ngjashëm pritet të dëgjohet edhe nga disa vende tjera anëtare të BE-së të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, si Rumania dhe Qipro.

Ndërkohë zyrtarë bullgarë aktualisht po përpiqen të bindin të gjitë anëtarët që të mos e prekin çështjen e statusit të Kosovës dhe të kërkojnë formulën e duhur