Funksionalizimi i kodit telefonik shtetëror +383 është shtyrë deri më 31 tetor të këtij viti.
Ky vendim është ndërmarrë për shkak të krizave financiare që ka pasur kjo ndërmarrje publike veçanërisht viteve të fundit, raporton KTV.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimit, Kreshnik Gashi ka thënë se duke parë situatën i kanë ofruar Telekomit edhe një afat shtesë.
Gashi ka treguar se nëse deri më 31 tetor nuk fillon zbatimi i kodit telefonik, Telekomi do të gjobitet në bazë të ligjeve në fuqi.
Kritika për shtyrjen e afatit të kodit shtetërore ka pasur Lëvizja Vetëvendosje.
Eksperti për telekomunikacion, Ismet Hamiti ka thënë se gjendja është e keqe edhe për shkak të sabotimit të këtij kodi.
Kreu i VV-së, Albin Kurti ka thënë se telekomi mund të shpëtohet vetëm nëse Prokuroria e Shtetit i heton kontratat e realizuara me bizneset private.
Me kërkesë të Vetëvendosjes, Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën interpelancë për gjendjen e Telekomit.
Telekomi i Kosovës aktualisht ka 56 për qind të tregut të telefonisë mobile.