Kosova U21 ka pësuar humbje të thellë ndaj Anglisë U21 me rezultat 6-0 në “Fadil Vokrri”, në kuadër të eliminatoreve për “EURO 2021”
Kosova u mbajt mirë në pjesën e parë, duke mos lejuar që të pësojë edhe pse anglezët kishin disa raste.
Anglezët ndezën motorët në pjesën e dytë, duke shënuar plot gjashtë herë.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 51′ nga Edward Nketiah.
I njëjti futbollist shënoi edhe golin e dytë në minutën e 55-të dhe të tretin nga penalltia në minutën e 60-të.
Anglezët arrijnë të shënojnë golin e katërt nga një futbollist tjetër i Arsenalit, Reiss Nelson.
Golin e pestë e shënoi Ryan Sessegnon, ndërsa të gjashtin Jude Bellingham.
Angli mbetet lider i grupit me 15 pikë nga 5 ndeshje, ndërsa Kosova pas 6 ndeshjeve ka 6 pikë dhe mban pozitën e pestë.