E hëna e 10 majit ishte ditë pushimi në të gjitha institucionet publike në vend.
Kjo si shkak i 9 majit, Ditës së Europës, që këtë vit rastisi të jetë gjatë ditëve të vikendit, njofton Klan Kosova.
Nga Oda e Afarizmit të Kosovës, tashmë kanë sjell sugjerimet e tyre për Qeverinë e vendit, lidhur me ndryshimin e ligjit për festat zyrtare.
”Ne kemi kërkuar që ditët që janë festë dhe që rastisin të jenë gjatë vikendit, të festohet po atë ditë, por jo në ditët vijuese”, tha Skënder Krasniqi, nga kjo Odë.
Ndërsa, qytetarët në kryeqytet gjatë të hënës ishin të ndarë në mendimet e tyre, lidhur me festimin e kësaj dite.
Krahas Kosovës, nga ky vit, 9 maji është bërë festë zyrtare dhe ditë pushimi edhe në Luksemburg.