Masat më të ashpra për mbrojtje nga COVID-19, që hynë në fuqi nga e marta, duket se kanë bërë që shumë kosovarë të nisen drejt Shqipërisë për ta kaluar vikendin.

Numri i madh i veturave që janë nisur drejt Shqipërisë ka krijuar radhë të gjata mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës.

Derisa gastronomia në Kosovë është e mbyllur të paktën deri më 18 prill në Shqipëri është e hapur deri në orën 20:00.

*** Fotografitë janë marrë nga A2 CNN