Një bamirës nga qyteti i Mitrovicës, i cili mbeti anonim i siguroi një nëne me fëmijë jetim të mira ushqimore dhe produkte bazë.
Humaniteti tek kosovarët gjithmonë ka eksizstuar, mirëpo gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, vetëm sa shtohet edhe më shumë.
Kompani dhe individë të ndryshëm po ndihmojnë familjet në nevojë me gjëra ushqimore.
Njëra nga organizatat që po i ndihmon këto raste është edhe Iniciativa Zgjatma Dorën në Mitrovicë.
Faqja e kësaj shoqate ka publikuar një veprim të një mitrovicasi, përcjell jepi zë, i cili ka ndihmuar një familje me gjëra të nevojshme ushqimore.
Postimi i plotë:
“Muaji Ramazan na rikujton të mos ecim rrugëve te humbura, por ta respektojmë dhe të kujdesemi për njëri tjetrin!
Besimi në Zot duhet të jetë i përditshëm, në mënyrë që paqja, harmonia dhe bamirësia të jetë ndërveperim njerëzor.
Me ndihmën e një donatori anonim sot ndihmuam një nënë me fëmijë jetim.
Bamirës Zoti iu shpërbleftë me të mirat e tij.
Iniciativa Zgjatma Dorën – Mitrovicë