Në harkun kohor të një viti e gjysmë, një 41-vjeçar kosovar vodhi 50 pako postare që përmbanin telefona të rinj celularë dhe më pas i rishiti në vendin e tij të origjinës.
41-vjeçari kosovar banues në kantonin e Lucernit u dënua nga prokuroria e Emmen, me një dënim me burg prej 120 ditësh me kusht, shkruan “Tio.ch“.
Siç thuhet në një shënim të ministrisë publike sot, 41-vjeçari do të duhet të paguajë edhe 1200 franga shpenzime gjyqësore.
Dënimi ka marrë formë të prerë.
Kosovari i ka kryer krimet me maskën e një punonjësi të një kompanie transporti dhe totali i mallit të vjedhur arrin në më shumë se 26 mijë franga.