Një 22 vjeçar nga Kosova ka plagosur rëndë një person me thikë në nënkalimin e stacionit të trenit në Olten të Zvicrës, mbrëmjen e së shtunës.
Shkaqet dhe motivi i zënkës ende nuk dihen dhe janë nën hetim e sipër, shkruan Albinfo.ch.
Rasti ka ndodhur rreth prës 18:00, sipas policisë Kantonale e Solothurnit.
Të parët në vendngjarje kanë arritur dy truproje sigurimi, të cilët kanë arritur ta ndalojnë zënkën.
Autori i dyshuar, shtetas i Kosovës, është ndaluar dhe më pas i është dorëzuar policisë.
Për hetime të mëtutjeshme, ai është arrestuar përkohësisht.
Viktima e plagosur rëndë është dërguar në spital.