Për shkak të shkallës së tij të ulët të inteligjencës, çrregullimit të sjelljes dhe skizofrenisë, ai nuk mund të konsiderohet plotësisht përgjegjës për veprimet e tij
Një 30-vjeçar me shtetësi kosovare duhej të përgjigjej për sulmin e kryer ndaj dy policëve në Bazel. Gjykata Penale e Bazelit, duke konsideruar atë si person me përgjegjësi të reduktuar penale, i ka shqiptuar një dënim prej 9 muajsh burg, raporton bzbasel.ch.
Lexo Edhe:
Hyseni: S’do ta nënshkruaja kurrë Asociacionin pa njohjen e Kosovës
I akuzuari nuk është deklaruar në lidhje me akuzën. Kjo është arsyeja pse gjykata është mbështetur në marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë dhe policëve në fjalë.
Ai akuzohet se ka sulmuar dy policë përpara një filiali Migrosi në Bzel, në fund të tetorit të vitit 2020, ransmeton albinfo.ch. Ai mbante nga një thikë në secilën dorëtë dyja duart. Ndërkaq, vetëm pas shumë kërkesave dhe përdorimit të “taser”-it, policët mundën të arrestonin Arlind C. *.
Ai është akuzuar, ndër të tjera, për përpjekje të shumëfishtë për vrasje me dashje, si dhe dhunë dhe kërcënime ndaj zyrtarëve.
Gjykata penale ka marrë vendimin të martën në mëngjes.
Arlind C., i cili është mbajtur në paraburgim që nga incidenti, duhet të vuajë tre muaj të tjerë burg – që do të thotë se ai është dënuar me nëntë muaj burgim.
Më tutje, atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej dhjetë tarifash ditore prej 30 frangash për sharjet drejtuar policëve.
“Ishte padyshim një situatë e rrezikshme për policinë”, është shprehur kryetari i trupit gjykues Dominik Kiener pas shqiptimit të vendimit, transmeton albinfo.ch. Të dy policët kanë vepruar në mënyrë shembullore dhe profesionale. As përdorimi i taserit dy herë nuk përbën tejkalim kompetencash.
Por, përkundër kësaj, gjykata nuk mund ta ndjekë penalisht të akuzuarin për tentim vrasje të qëllimshme.
“Ne duhet të lëmë pika të caktuara të hapura sepse nuk mund t’u përgjigjemi atyre përfundimisht” është shprehur gjykatësi.
Policët gjatë gjithë kohës kishin mbajtur distancë mjaft të madhe nga Arlind C., prandaj mbajtja e dy thikave nga ai si e tillë nuk është e mjaftueshme për ta akuzuar atë për veprën penale vrasje në tentativë.
Me nëntë muaj burg, gjykata, në shikim të parë duket se jep një vendim të butë, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, kjo bëhet për shkakun se Arlind C. kishte përgjegjësi të zvogëluar, thotë gjyqtari. Për shkak të shkallës së tij të ulët të inteligjencës, çrregullimit të sjelljes dhe skizofrenisë, ai nuk mund të konsiderohet plotësisht përgjegjës për veprimet e tij.
Sëmundja e të akuzuarit është gjithashtu arsyeja pse gjykata penale nuk i ka shqiptuar atij dëbimin nga vendi.
“Rreziku i neglizhimit të tij në Kosovë nuk bën të injorohet” ka shtuar Kiener. Këtu në Zvicër, falë mbështetjes së nënës së tij dhe Kesb-it, ai ka një “rrjet të shkëlqyeshëm” që mund ta përkrahë atë, përcjell albinfo.ch. Kjo funksionon vetëm pjesërisht, por “të paktën këtu bie më butë”, i tha gjykatësi Arlind C.
Në anën tjetër, në Kosovë, atë nuk e pret një mbështetje e tillë. Prokuroria publike dhe i akuzuari mund të kundërshtojnë vendimin i cili ende nuk është i plotfuqishëm.