Një burrë ka raportuar se në Veternik dikush ia ka vjedhur nga vetura çantën, në të cilën i kishte dokumentet personale dhe 8 mijë euro para të gatshme.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, për rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti po vazhdon të hetohet.
“Veterrnik, Prishtinë 08.04.2022 – 19:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë veturës, një i dyshuar (deri më tani i pa njohur) nga vetura ia ka vjedhur një çantë në të cilën i kishte dokumentet personale dhe tetë mijë (8000) € para të gatshme. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”,, thuhet në raport.