Edhe gjatë ditëve të fundjavës temperaturat në Kosovë do vazhdojnë t’i ngjasojnë stinës së vjeshtës.]
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të jetë me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 12-14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.