Qasja ultranacionaliste e disa grupeve ekstreme serbe, nuk është gjë e panjohur për publikun tashmë, kjo ngaqë thirrjet nacionaliste janë pjesë e pandashme e tyre, sidomos kur turmës i prijnë dikush si “Beogradski Sindikat”.
Në koncertin i cili u mbajt në Tashmajdan të Beogradit, qytetarët së bashku më grupin i kanë kënduar Kosovës nën tekstin “Oj Kosovo, Kosovo, zemljo moja voljena”, e që në shqip i bije “Kosovë, Kosovë, vendi im i dashur”, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë ka pasur reagime në rrjetet sociale, e në mesin e tyre edhe zëra racional të cilët e kundërshtonin këtë gjë.
Një ndër reagimet ishte ai i Vojin Rakiq, i cili thotë “Pse këndojnë për luftën dhe kthimin e Kosovës e vijnë e qëndrojnë në Beograd? A jam ka i kuptoj mirë ata se vetëm e inkurajojnë luftën dhe se duan ta shpëtojnë jetën e tyre?”.
Zašto ovi na snimku pevaju o ratu na Kosovu i povratku na Kosovo, a sede u Beogradu?
Da li ih dobro razumem da samo druge podstiču na rat i pogibije, a da svoje živote i svoj komfor žele da sačuvaju? https://t.co/fTe7upRCLM
— VOJIN RAKIĆ – NOVI 6. OKTOBAR (@vojiner) June 12, 2022