Më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Kosovë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kossnet, ka inkurajuar mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter ai ka shpërndarë linkun e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku thekson se ky institucion i merr seriozisht parregullsitë e raportuara nga qytetarët.

“Një pjesë të zgjedhjeve të drejta përfshijnë institucionet qeveritare si Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa: http://pzap.rks-gov.net/?lang=en e cila i merr seriozisht të gjitha ankesat e bëra drejtpërdrejt”, shkruan Kossnet.

Duhet theksuar se, zgjedhjet do të mbahen këtë të diel, më 6 tetor, vendi ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.