Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 15 mars.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të ketë numrin 11, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) numrin 10 si dhe Lëvizja Vetëvendosje me numrin 12.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka kërkuar nga kandidatët dhe të gjithë pjesëmarrësit e zgjedhjeve që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Derisa uroj të gjitha subjektet politike dhe qytetarët e Komunës së Podujevës.

“KQZ-ja ka kryer të gjitha aktivitetet. Ftoj që kandidatët dhe vëzhguesit e tyre të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Të kontribuojmë të gjithë së bashku në zgjedhje demokratike. I uroj sukses dhe një garë të mirë kurse qytetarëve të Podujevës i uroj që të zgjedhin kandidatët e tyre”, u shpreh Daka.