Foto: Llapi.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë 350 mijë euro për mbështetjen e subjekteve politike për muajin mars . Kjo shumë ndahet sipas numrit të ulëseve në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu janë akredituar edhe akredituar edhe 602 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 15 mars në komunën e Podujevës. Ndërsa, 8 vëzhgues të tjerë janë akredituar më herët.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj tha se këtë javë janë paraqitur  602 vëzhgues nga dy OJQ dhe organizata ndërkombëtarë.

Ai ka bërë edhe një përmbledhje të shkurtër për aktivitet e sekretariatit.

“Fletëvotimet janë shtypur në bazë të kritereve që ka miratuar KQZ-ja. Qytetarët duhet të informohen si të plotësohet fletëvotimi. Po shtojmë masa të sigurisë për shkak të gabimeve në formularë.”, tha ai.

Qytetarët e Podujevës do ta kenë mundësinë që të zgjedhin kryetarin e ri të komunës së tyre, me 15 mars. Për zgjedhjet  e jashtëzakonshme në këtë komunë, do të garojnë tri subjekte politike, Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, të cilat tashmë janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kandidatët në garë për të parin e Podujevës janë: Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi -VV dhe nga Naim Fetahu – PDK.