Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka reaguar pas akuzave që janë hedhur në drejtim të Osmanit nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në një reagim të bërë në Facebook, Peci ka thënë se brenda institucioneve të Kosovës ekziston vetëm një person që po i dridh kapësit e shtetit, dhe sipas tij, ky person është Osmani.
“Aktualisht, brenda institucioneve të Kosovës është vetëm zonja Vjosa Osmani, e cila po i dridhë kapësit dhe zhvatësit e shtetit. Tmerr është për mekanizmat e sigurisë dhe të segmenteve të tjera korruptive përballja karshi një lideri që insiston për rend dhe ligj”, ka shkruar ai pos tjerash.
Postimi i plotë:
Aktualisht, brenda institucioneve të Kosovës është vetëm zonja Vjosa Osmani, e cila po i dridhë kapësit dhe zhvatësit e shtetit. Tmerr është për mekanizmat e sigurisë dhe të segmenteve të tjera korruptive përballja karshi një lideri që insiston për rend dhe ligj.
Jemi të vetëdikshëm që aleanca dhe ky krim i organizuar ka aleat në të gjitha segmentet e jetës. Ne po e bëjme punën tonë, luftën kundër krimit. Ata, gjithashtu po e bëjnë punen e tyre që dijnë më së miri- agjitacion e propogandë.