Deputetët e VV-së, Elbert Krasniqi dhe Fitim Haziri, kanë vizituar sot Qendrën Për Jetë të Pavarur në Pejë, shkruan GazetaBlic.
Me këtë rast, Haziri dhe Krasniqi janë pritur nga drejtoresha e kësaj qendreje, Fitore Cena – Haxhihasani.
“Bashkë me kolegun, Fitim Haziri, vizituam Qendrën për Jetë të Pavarur, ku dëgjuam hallet nga drejtoresha, Fitore Cena – Haxhihasani. Drejtoresha na foli për problemet në përmbushjen e misionit të saj në ofrimin e shërbimeve sociale, për persona me aftësi të kufizuar. Nga fjalimi im i para dy ditësh në Kuvendin e Kosovës, për mos mbështetje financiare nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, u informuam që ministria ka reaguar menjëherë, duke i përshpejtuar procedurat për nënshkrimin e kontratave”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.