Memli Krasniqi PDK, ka thënë se nikoqiri i kësaj tryeze ka devijuar dakordimet e arritura nga tryezat e kaluara.
Sipas tij diskutimi i Kurtit ishte një shfryerje ndaj disa çështjeve.
“Sot keni thirrë tryezë në shpallë zgjedhje. Është Kuvendi që merr vendim për shkuarjen e zgjedhjeve”, tha Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Krasniqi ka thënë se PDK është kundër zgjedhjeve por është e gatshme për këtë.
Ai ka thënë se nëse opozita është e gatshme për zgjedhje le të bëjë hapa konkret e jo retorikë.
“Askush nuk është për zgjedhje madje as ju opozita, po të ishit të intersuar edhe ju atëher do të kishe bërë veprime”, theksoi Krasniqi.
Sipas tij Kosova nuk është në krizë por është përballë sfidave dhe për këtë kanë kërkuar koncensues nacional.
Krasniqi i ka bërë thirrje Kurtit që mos të bojkotojë tryezat e ardhshme sepse sipas tij janë grup parlamnetarë me peshë.