Profesori, Milazim Krasniqi, ka thënë që Vjosa Osmani nuk ka lidhje me frymën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndonëse veprimin e Ista Mustafës ndaj saj e ka konsideruar gabim të tijin katastrofal.

“Vjosa Osmani është nëj figurë dinamike politike, e respektoj por ajo lidhje me natyrën e LDK-së nuk ka, sepse ka një retorikë shumë agresive, prodhon konflikte, ndërsa filozofia e Rugovës ka qenë e kundërta, mbyllja e konflikteve, evitimi i konflikteve. Pra aja kurrën uk ka apsë kurrë frymë të tillë rugoviste”, ka thënë Krasniqi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Mirëpo, ai e ka konsideruar të tmerrshëm veprimin që Mustafa fillimisht e kishte nominuar për kryeminsitre e pastaj ia kishte zvogëluar mundësinë e veprimit në parti.

“Menoj që Isa Mustafa ka ba gabim katastrofal me ngushtimin e hapësirës për veprim të Vjosa Osmanit”.

“Nëse Vjosa ka qenë e keqe qysh ai e prezantoi në fund atëherë gabimi është i Isa Mustafës dhe i kryesisë që e kanë nominu për kryeministre, pra edhe ata kanë kalkulu me i përdorë figurat politike për një përdorim e me i gjujtë”.

“Por në rastin e Osmanit iu ka dalë dardhë me bisht sepse dalja e saj prej LDK-së mandej ka qenë një goditje për LDK-në”.