Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se Shtëpia e Bardhë i ka mbyell dyert për të.
Ajo ndërsa ka folur dhe për punën 1-vjeçare të Qeverisë Kurti ka thënë se i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit.
Krasniqi thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje të reja parlamentare.
“Kurdo që ato vendosen të mbahen dhe jemi të bindur se do të dalim bindshëm fitues të tyre, ngaqë populli e ka kuptuar se çdo gjë që ka deklaruar Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje para se të vinë në pushtet ka qenë vetëm mashtrim dhe asgjë tjetër, andaj për këtë do të marrin ndëshkimin e merituar”, ka thënë ajo për Reporteri.net.
Deputetja Krasniqi shprehet e kënaqur me opozitarizmin që ka bërë partia e saj deri tani në Kuvendin e Kosovës.
“LDK është dalluar me punë të mirë në qeverisje dhe dallohet me angazhimin e saj edhe në opozitë. Siç dihet roli ynë është për të mbikëqyrur punën e qeverisë në mënyrë që të parandalohen e keqja që mund t’i kanoset vendit nga drejtuesit e kësaj qeverie. LDK si parti institucionaliste, opozitarizmin e kryen me mjete dhe mënyrë demokratike”, ka deklaruar ajo