Deputeti nga GDP (Grupi i Deputetëve të Pavarur), Frashër Krasniqi ka reaguar pasi Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”, në mesin e së cilëve ka emra të figurave të larta shtetërore e partiake.
Krasniqi u shpreh i habitur si është ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovcit, e jo ndaj kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe presidentit, Hashim Thaçi.
Këta dy emra, sipas Krasniqit, janë shefat e Grabovcit.
“Me ngritë aktakuzë për “Pronto” ndaj Adem Grabovcit e jo edhe Thaçit e Veselit, që nga përgjimet del qartësisht se janë shefat e Grabovcit, është “me la asi me ksi” – siç do të thoshte kryeministri”, ka shkruar Krasniqi.