Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, dhe ish-kryediplomaten Vlora Çitaku kanë qëndruar në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për t’u takuar me emisarin amerikan, Aleksander Kasanof.

Krasniqi ka shkruar se në takim ka ritheksuar nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në.