Jakup Kransiqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ish-kreu i Kuvendit në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e fundit ka thënë se kompromisi i kthen fitoret në humbje.
Sipas Krasniqit, “në politikë fitorja i shkon dhe e fiton atij që e synon të pamundshmen”.
“Fitorja nuk ju shkon atij apo atyre që janë në kërkim të kompromisit. Kompromisi, fitoret i kthen në humbje. Bashkimi i shqiptarëve thoshte Samiu ynë, e arrin edhe të pamundshmën”, ka thënë Krasniqi përcjell Koha.net.
Në një tjetër postim në profilin e tij në Facebook, Krasniqi e ka shkruar me simbolikë një kritikë për mënyrën se si po qeveriset Kosova.
“Pse gomari nuk hynë dy herë në të njëjtin batak?”, ka pyetur fillimisht Krasniqi.
“‘Gomari nuk hynë dy herë ne një batak’. (Fatmir Gjata – në romanin Përmbysja). Disa njerëz nga mëngjesi në mbrëmje hynë më shumë se dy herë në të njëjtin batak. Kjo u ndodhë atyre që nuk e njohin urtinë tonë popullore. Prandaj na qeverisinë mendjet e ‘ndritura’?!”, ka thënë Krasniqi.
Partia e Krasniqit që e bashkdrejton me Fatmir Limajn është pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-në, AAK-në, AKR-në dhe Listën Serbe.
Nisma fillimisht ka qenë kundër që Thaçi të jetë në krye të dialogut që me gjasë do të rezultojë me kompromise të reja për Kosovën. Limaj i është bashkuar ekipit të pushtetit në dialogun e udhëhequr nga Thaçi në Bruksel.