Tifozeria e Llapit, “Ultras Legjendat” – ka thënë se grumbullimi i tifozëve për ndeshjen e nesërme ndaj Buducnonist do të nis nga ora 14:00 në sheshin “4 Dëshmorët”, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit, udhëtimi drejt “Fadil Vokrri” do të bëhet me autobusë – ku të gjithë ata që do të jenë prezentë do të pajisen me bileta në sektorin e Lindjes.
Më poshtë njoftimi pa ndërhyrje:
-Legjenda grumbullimi fillon ne oren 14:00 tek sheshi “4Deshmoret” dhe udhetojm drejt Prishtines me autobus, ku jan ne dispozicion vetem per ULTRAS 18+, gjate rruges shperndahen biletat e sektorit “Lindje” sektori ku vendosen Legjendat,
-Perzemersisht ftohen krejt Djemt e Shqipes n’Lindje, krejt tifoskena.
Ne ora 18:00 ne Prishtin, tek NEWBORN shperndahen biletat per Ultras-it, e tifogrupeve, e antarve te tjere te tifogrupeve.
VESHJA : ALL IN BLACK.
18+ krejt “Lindja”
Te gjithe t’a kemi s’paku nje flamur me Shqiponjen dykrenare, flamuri qe na bashkon e perfaqson ne te gjithe boten.
Te gjitha “hasmerit” qe kemi pasur deri tani, ne kete dite le te harrohen, jemi se bashku ne nje tribun, kunder armiqve tone 🐷.
Ne nje tribun, e gjithe tifoskena jone.
SA SHUM TE DU, OJ SHQIPERI🇦🇱