Në 20 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, sot në Orllan në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” është bërë ceremonia e rivarrimit të heroit të kombit Zahir Pajaziti, shkruan Llapi.info.

Ceremonia është bërë nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa, ku të pranishëm ishin Ministri i FSK-së Haki Demolli, ish komandanti i FSK-së Kadri Kastrati, familjarë, përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e mijëra qytetarë të Kosovës.

Ministri i FSK, Haki Demolli tha se është ndjënjë e posaqshme e dhembjes dhe e krenarisë që sot po përkujtojmë përvjetorin e 20- të rënies së tyre heroike përderisa kujtoi kohën kur kishte rënë Zahiri me shokë.

“Zahiri me shokë u vranë duke rënë në kurthën e okupatorit serbo- sllav në një ditë të zymtë të janarit të acartë të vitit 1997. Përmbushja e detyrave të luftës me përgjegjësinë më të lartë, puna e pa lodhshme, gatishmëria për sakrificë si dhe rënia e tyre e hershmen kohën kur frontet e luftës nevojiteshin më së shumti  sikurse Zahiri, Hakifi dhe Edmondi i bënë  ata që të radhitën përkrah bashkëluftëtarëve dhe heronjve të orëqve të para të lirisë, siç janë Adem Jashari, Adrian Krasniqi, Luan Haradinaj Sali Cekaj e shumë e shumë të tjerë të kombit tonë”, tha Demolli.

Ndërsa ish komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati tha se Zahir Pajaziti është sinonim i aspiratave shekullore dhe organizator i ushtrimeve ushtarake brenda dhe jashtë vendit si një ndër themeluesit e parë të UCK-së.

Zahir Pajaziti është sinonim dhe  personifikim i shumë përpjekjeve dhe aspiratave shekullore shqiptare dhe është organizatori i ushtrimeve ushtarake brenda dhe jashtë vendit anëtar dhe njëri ndër themeluesit e shtabit qendror të UCK- së. Brenda vendit operatori kryesor njëherit bashkës ndërtuari i strategjisë origjinale e cila ishte e pa kapshme për armikun strategji triumfuese e cila ishte e një modeli origjinal e drejtuar nga vullneti dhe morali i fortë në konspiracion dhe aksione”, tha ai.

E vëllai i tij, Agim Pajaziti u entuziazmua nga pjesëmarrja e madhe në ceremoninë e varrimit ku u shpreh krenarë për këtë pjesëmarrje.

Ai falënderoi ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ishte idea e tij që të ndërtohej kompleksi memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan. Ai gjithashtu i ka dëshiruar kthim sa më të shpejtë në Kosovë i cili sipas tij po, mbahet padrejtësisht

Ky kompleks ky memorial, gurëthemeli i tij filloi më 2004. Ideja e këtij memoriali e këtij memoriali këtij kompleksi ishte e komandantit, ish kryeministrit zotëri Haradinaj të cilin e përshëndesim nga këtu  dhe i themi se jemi me të i cili po mbahet padrejtësisht në Francë dhe i dëshirojmë kthim sa më të shpejtë në francë”, tha ai.

Zahir Pajziti së bashku me dy shokët e tij Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë heroikisht në pritë nga armiku serb në Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar të vitit 1997./Llapi.info