Kreu i “Plisave”, Albert Kastrati dyshon se Kupa e Kosovës në futboll ndërmjet Besës dhe Llapit është trukuar.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se po flitet që Besa do të marrë paret, kurse Llapi Kupën, transmeton Koha.net.
“Po flitet, Besa paret (100.000 mijë euro) e Llapi Kupën. Kur të ndodh përnime atëherë mos më thirrni hiq nëpër media”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se shumë ndeshje më parë në futbollin kosovar janë zbuluar se janë trukuar, dhe disa prej akterëve janë dënuar për shkak të kurdisjeve.
Finalja e Kupës ndërmjet Llapit dhe Besës do të zhvillohet më 31 maj në “Adem Jashari në Mitrovicë.
Në rast se Llapi fiton Kupën e Kosovës, atëherë do të luajë në kualifikime të Ligës së Evropës, kurse e njëjta gjë nuk vlen për Besën, pasi kjo e fundit nuk është licencuar për garat ndërkombëtare.