Dhjetra drunjë dekorativ janë dëmtuar dhe asgjësuar në Qytetin e Podujevës dhe e gjitha ajo që ka mbetur në disa vende ku këta drunjë kanë qenë të mbjellur janë, vetëm rrethojat, raporton Llapi.info.

Përgjatë rrugës “Zahir Pajaziti”, përkatësisht nga Shkolla e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” e deri te objekti i Komunës së Podujevës, shihen dhjetra drunjë  të tillë të dëmtuar dhe asgjësuar. E për këtë çështje ka reaguar edhe Kreu i Lëvizjes Vetëvëndosje dega në Podujevë, Bajram Ajeti përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se pemët që janë mbjellur në qytet me para të taksa- paguesve, e që janë dëmtuar paraqet një shëmti që i bie në sy çdo kalimtari.

“Në komunën e Besianës çdo qytetari që kalon nëpër trotuare të qytetit i bie në sy njē shëmti, dhjetra pemë që janë mbjellur me para të taksa-paguesve, nuk ekzistojnë më ose janë dëmtuar.”, ka shkruar Bajrami.

Kujtojmë se disa muaj më parë në lidhje me këtë temë, Komuna është përgjigjur se rregullimi i tyre do të bëhet me riparimin e qendrës së qytetit./Llapi.info