Shuplaka në fytyrën e Ramës vjen këtë të enjte nga vetë Krichbaum, i cili ka shkruar pak rreshta:
“Dje prita Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bundestag, I thashë se personalisht mendoj se hapja e negociatave është e parakohshme. Përpjekjet e deritanishme për reforma nuk mjaftojnë”.
Deklarata e Krichbaum vjen në një kohë kur ditë më parë vetë Rama e Lulzim Basha janë përplasur mbi emrin dhe sjelljen e deputetit të CDU-së së Merkelit. Basha akuzoi Ramën se ka urdhëruar median pranë tij për të sulmuar zyrtarin gjerman, një akuzë të cilën vetë Rama e hodhi poshtë.
Dita e djeshme në Berlin e sidomos mesazhi i Merkel kanë qenë as një po e as një jo për mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e hapjes së negociatave. Nga ana tjetër, ajo që ra në sy ka qenë dhe kërkesa që vetë të majtët gjermanë i kanë bërë Ramës në lidhje me ish Ministrin.