Ishte pranvera e viti 2000, kur kishin kaluar disa muaj nga përfundimi i luftës në Kosovë. Të gjithë ishin duke u munduar të fillojnë rindërtimin e jetës së tyre nga dëmet e luftës, dëmet material. Plagët shpirtërore e mentale do t’i përcillnin me vite, deri në ditët e sotme.

31 marsi i po këtij viti ishte dita kur në mënyrë të mistershme u vra një person në zonën kufitare Kosovë –Serbi, në fshatin Hajkobillë të komunës së Prishtinës, dhe u zhduken dy fëmijë, njëri i moshës 12 e tjetri 18-të vjeçare.

“Atë ditë të rastit, djali jem bashkë me nipin, djalin e kunatës kanë shkuar vetëm me u taku atë edhe me ardhur këndej, të njëjtën ditë burri jem, fëmijët a janë taku me të a jo, ne nuk e dimë. Të njëjtën ditë burri është vra, fëmijët janë zhdukë. Edhe pse na e kemi pas shtëpinë në vijën kufitare, një katundar i Hajkobillës i ka pa fëmijët duke u ngjitë me shku tek shtëpia ku kemi jetuar, më kërkush për ta kurgjo nuk dinë”, thotë Shehide Mehmeti.

Bashkëshortja e Ramiz Mehmetit thotë se dyshimet e tyre ishin gjithmonë në Serbi, që ata kanë të bëjnë me zhdukjen e djalit të saj dhe vrasjen e bashkëshortit, por që asnjëherë për 22 vite nuk morën një përgjigje nga askush.

Ndërsa për zhdukjen e fëmijëve kanë informata edhe nga Komisionin Qeveritarë për persona të pagjetur në Republikën e Kosovës.

“Ajo qe mund të konfirmoj është që këta dy persona janë në mesin e personave të zhdukur, në listën e fëmijëve të zhdukur … për personat në fjalë përveç datës që është specifike, dhe që është e rregulluar me ligj, është edhe lokacioni ku këta persona janë parë për herë të fundit. Është një zonë kufitare e mos të themi e vështirëson por e komplikon pistën e hetimeve. Jemi duke punuar për këtë rast”, tha Kushtrim Gara nga Komisioni për Persona të Pagjetur.

Ahmet Grajqevci nga Shoqata për persona të zhdukur, thotë se nuk u bë mjaftueshëm as nga institucionet vendore e as nga institucionet ndërkombëtare për zbardhjen e rastit të zhdukjes së fëmijëve dhe vrasjes së 31 marsit të vitit 2000.

Ndrysh, në lidhje me vrasjen e Ramiz Mehmetit në vitin 2000 është marrë edhe Prokuroria e Qarkut në Gjilan.

Ata përmes një emaili kanë treguar se veprimet Hetimore në atë kohë ishin ndërmarrë nga hetuesit “ hetimore fillimisht janë ndërmarr nga ana e hetuesve të UNMIK-ut, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë fotografi të gjurmëve të këmbëve në breg, vrojtimet forenzike (mjeko ligjore), matjet, skicën dhe ekzaminime të shumta, si dhe është bërë autopsia e trupit të pa jetë.

Në të njëjtën ditë janë lajmëruar dy fëmijëve të zhdukur, ku është kontaktuar me personat përgjegjës për njerëz të zhdukur nga OSBE dhe KRYQI KUQ, janë dërguar edhe të dhënat e fëmijëve, me qëllim të marrjes së informatave se mos të njëjtit janë arrestuar nga forcat serbe”. /rtk/