Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot në kuvendin komunal të Podujevës është debatuar për gjendjen e shëndetësisë në Podujevë, njofton Llapi.info
Në këtë seancë, kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu, është kritikuar nga opozita për mos emërimin e drejtorit të shëndetësisë.
Sipas tyre edhe pse kanë kaluar më shumë se pesë muaj kjo drejtori e cila ka rëndësi të madhe vazhdon të mbetet pa drejtor.
“Arsyeja pse kam kërkuar që të thërrasë këtë seancë është gjendja e rëndë në shëndetësisë në Podujevë. Kjo gjendje shihet ku komuna tash e pesë muaj komuna nuk mund ta emërojë një drejtor të Shëndetësisë” ka thënë Rudari nga AAK.
Kur po diskutohej për spitalin e qytetit të Podujevës dhe mungesën e kushteve në QKMF dhe në Qendrën Emergjente në Podujevë, kryesuesi i kuvendit Fatmir Gashi i ka dhënë kohë të flasë para foltores edhe drejtorit të QKMF-së Zaim Thaçit.
E, nga ky veprim grupi parlamentar i VV-së dhe PDK-së kanë lëshuar sallën.
Përkundër kësaj seanca ka vazhduar edhe pse këto subjekte lëshuan sallën e kuvendit komunal të Podujevës./Llapi.info