Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook, ndërkaq detajet e konkursit janë publikuar në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas dokumenteve të konkursit, ministria e Mbrojtjes ka kërkuar 25 kuzhinierë, 23 ndihmës kuzhinierë, 44 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëve.

Ky konkurs vjen pas problemeve që ministria ka pasur me kontratën për ushqim.

Screenshot
Screenshot