Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Kroaci raportoi për 199 raste të reja të coronavirusit.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 199 raste të reja, kështu që numri i të sëmurëve aktualisht (rastet aktive) në Kroaci sot është 1258.

Midis tyre, 122 pacientë janë në spital, nga të cilët 11 janë në një respirator gjersa janë testuar 990 persona, raporton index.hr, transmeton Telegrafi.

Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më tani janë regjistruar gjithsej 6.656 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët 85 gjatë periudhës së fundit.

Theksojmë se 5318 njerëz janë shëruar dhe 160 persona kanë vdekur deri më tani në shtetin kroat.

Ndryshe, deri më tani janë testuar gjithsej 140.471 persona, nga të cilët 1824 në 24 orët e kaluara.