Kryeministri, Ramush Haradinaj, sot ka kujtuar dy vëllezërit e tij, Shkëlzen Haradinajn i vrarë gjatë luftës dhe Enver Haradinaj, që u vra pasluftës.

“Shkëlzen dhe Enver, pushka juaj i dha krah lirisë! Familja jonë ka pasë shumë dhembje e padrejtësi”, ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook.

“Sot këtë dhembje duhet ta kthejmë në forcë, që t’ia besojmë lirinë ligjit dhe përditë të angazhohem që të triumfojë drejtësia në vendin tone”.

“Pushoni të qetë vëllezër”.