Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në kabinetin e tij, oficerin e FSK-së, Ismail Hoxha, shkruan Llapi.info

Haradinaj ka thënë se gjatë këtij takimi e ka përgëzuar Hoxhën për përzgjedhjen e tij si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore ‘’Sandhurst’’.

”FSK-ja në vazhdimësi po dëshmon se në strukturat e saj ka potencial të trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe të aftë për të dhënë kontribut për siguri dhe paqe. Oficerin e FSK-së, kapiten Ismail Hoxha, e përgëzova për përzgjedhjen si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Suksesi i Kapitenit Hoxha është e arritur e përbashkët e forcës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë strategjikë siç është Britania e Madhe”./Llapi.info