Veprimi i djeshëm i kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili me rastin e ceremonisë së organizuar për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, largoi me forcë një grua nga foltorja, ka ngjallur reagime të shumta.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook, se kryeministri para se të flas për këtë ngjarje, ai duhet të jap dorëheqje. Madje, veprimin e Haradinajt, Haxhiu e quajti banditesk.
“Kryeministri Haradinaj para se të flas, duhet të kërkoj falje për sjellje banditeske dje! Në një vend normal, sot do të detyrohej të jap dorëheqje. Por fatkeqësisht në Kosovë e keqja është normalizuar!”, ka shkruar Haxhiu.