Bedri Hamza, ministër i Financave në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se duhet të ketë alternativa për rritjen e pagave. Ai ka thënë se duhet pasur kujdes që me këtë reformë të mos krijohet pabarazia mes shërbyesve publik.

Ministri ka kërkuar që mos të degradohet Dogana dhe ATK. Ai ka thënë se si ministri e Financave do të jep mendimin e saj kur ta kenë draftin final.

Megjithëkëtë, kryeministri Haradinaj ka thënë se i vjen mirë që paga me ligjin e ri do t’i ulët vetëm kryeministrit. Ai ka thënë se duhet treguar guxim dhe të ecim përpara më ligjin për pagat.

Në anën tjetër, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri gjatë mbledhjes ka kërkuar që punëtoret e Shërbimit Korrektues të trajtohet njëjtë me Policinë e Kosovës. /Lajmi.net/