Policia e ka gjobitur kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg, për shkeljen e kufizimeve anti-COVID gjatë festës për ditëlindjen e saj në fillim të këtij viti.
Kryeministrja Erna Solberg festoi 60-vjetorin e lindjes me 13 vetë të pranishëm në fund të shkurtit, duke thyer ndalimin e qeverisë së saj për mbledhje prej më shumë se 10 personash.
Që atëherë ajo ka kërkuar falje për veprimet e saj, duke deklaruar se ishte “shumë e trishtuar për atë që ka ndodhur”.
Ajo është gjobitur me 20 mijë korona norvegjeze (afër 1500 euro) për shkeljen, ka thënë shefi i policisë Ole Saeverud të premten në një konferencë shtypi.