Kryesia e Gruas së PDK-së në Podujevë me rastin e 7 dhe 8 Marsit, Ditës së Mësuesit, si dhe Ditës së Gruas ka nderuar me mirënjohje dhe lule disa nga mësueset, të cilat tashmë janë në pension si dhe gra profesioniste tjera të cilat kanë kontribuar në fusha të tjera të jetës thuhet në një kumtesë për media të lëshuar nga kjo Kryesi..
Me këtë rast kryetarja e kësaj dege, Vjosa Sheholli tha se në këto ditë të shënuara ato si gra demokratike kanë dashur që t’i nderojnë disa prej grave kontribuese në arsim dhe fusha të tjera.
“Ne si Kryesi e gruas së PDK-së, kemi menduar që në këtë 7 dhe 8 Mars, pra Ditën e Mësuesit dhe Ditën e Gruas, t’i nderojmë me mirënjohje disa mësuese të cilat janë në pension dhe përmes tyre t’i falenderojmë për përkushtimin dhe punën e palodhshme në arsimimin e shumë brezave. Po ashtu me mirënjohje, për nderë të 8 Marsit kemi nderuar edhe gra të cilat kanë dhënë kontribut fisnik dhe kanë bërë punë humane, vecanërisht për gratë”, ka thënë Sheholli.