Pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen Prishtina – Llapi, sulmuesi llapjan Valmir Veliu është i shtrirë në spital, njfoton Llapi.info
Një përplasje me Diar Miftarajn e detyroi Valmir Veliun e Llapit të largohet nga fusha që nga minuta e 35-të të ndeshjes, teksa tani gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Kështu të paktën thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva, me ç’rast kryesiat e ka vizituar Veliun.
“Kryetari Beqir Batatina dhe anëtarët e kryesisë së bashku me trajnerin Tahir Batatina kanë vizituar futbollistin Valmir Veliu ku pas analizave mjekësore, ai është mirë me shëndet. I dëshirojmë rikthim të shpejtë në mesin tonë! #ForcaVeliu”, thuhet në njoftim./Llapi.info