Sindikata komunale Arsimit Fillor dhe e Arsimit të Mesëm në Podujevë ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur Kryesinë prej 7 anëtarëve me kryetar Fadil Halimin e nënkryetar Isuf Kamerollin.
Në mbledhjen e Kuvendin ka prezantuar edhe kryetari i SBASHK- ut Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Komisionit Statutar Ymer Ymeri. Sindikata e AF dhe e AM gjatë periudhës 4 -vjeçare ka afirmuar vlerat sindikale dhe është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të mësimëdhënësve.
“Gjatë kohe kemi qenë të fokusuar në anëtarësimin e anëtarëve të rinjë sindikalë dhe kemi intensifikuar aktivitetetet sindikale nëpër shkolla dhe një numër sish janë pajisur me libreza të anëtarësisë. Poashtu nga anëtarët e sindikatës janë shfrytëzuar edhe të gjitha benefitet sindikale konform rregulloreve dhe ligjeve të SBASHK-ut, siç është shkuarja e mësimdhënësve në pushime në Durrës, pastaj pjesëmarrja në trajnimet e “dialogut social”, ku mësimdhënësit janë pajisur edhe me çertefikata, është thënë në raportin e punës të kryetarit Halimi.
Sindikata komunale e Podujevës do të kërkojë nga institucionet komunale të arsimit implementimin e pikat të mbetura të Kontratës kolektive, siç është pagesa 70 për qind e udhëtimit të mësimdhënësve dhe 3 pagat e tyrë pas pensionimit.
Sa i përket 3 pagave pas pensionimit të mësimdhënësve llapjanë, Sindikata komunale ka dorëzuar padinë për 23 pensionistë në Gjykatën komunale të Podujevës për t`iu dhënë pënsionet e merituara atyre, thuhet në njoftimin e Sundikatës së AFe AM të Podujevës