Shumë prej komunave të Kosovës, për dy ditë rresht, mbeten pa zot shtëpie.
Kjo pasi 17 kryetarë shkuan për vizitë në Turqi.
Megjithëkëtë, atje udhëheqësit e komunave nuk pushuan në ndonjë plazh.
Krejt e kundërta, të njëjtit vizituan deponi mbeturinash në Stamboll për të parë se si po i menaxhojnë punët me grumbullimin e tyre me shpresën se praktikat e atjeshme në një të ardhme të aplikohen edhe në Kosovë.
Udhëtimi dy ditor që përfshiu edhe takime tjera me zyrtarë turk u realizua në koordinim me Gizin gjerman derisa u përkrah edhe nga komisioni evropian.