Kryetarët e komunave serbe në Kosovë i kanë dërguar një letër të hapur presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në të kërkohet që presidenti Serb mos të heqë dorë nga përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën.
“Edhe pse ju jeni i vetëdijshëm për këtë, ne ua përkujtojmë se lufta për ne do të thotë shumë. Do të ishte humbje historike e njerëzve tonë nëse ne heqim dorë, dhe njëkohësisht fitore e armiqve tanë”, thuhet në këtë letër.
E sipas asaj që kryetarët e komunave kanë shkruar në këtë letër, serbët e Kosovës janë të vetëdijshëm për ‘përpjekjet’ e Vuçiqit karshi arritjes së një marrëveshjeje.
Në këtë letër po ashtu theksohet se serbët e Kosovës me padurim vizitën e Vuçiqit në Kosovë.
“Ne ju ftojmë që të luftoni në misionin për shpëtimin e veriut të Kosovës, si dhe atë se çfarë mund të shpëtohet nga kthetrat e Prishtinës”, thuhet në fund të kësaj letre.
Kjo letër është nënshkruar nga kryetarët serbë të 10 komunave, ai i Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Zveqanit, Leposaviqit, Graçanicës, Shtërpcës, Ranillugut, Novo Bërdës, Kllokotit dhe Parteshit.