Kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis, tha se Greqia mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
Këtë e tha gjatë një konference me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se komenti i parë i Bakoyannis në vizitën e tij pas 5 vitesh në Prishtinë ishte “sa shumë paskeni ndërtu”.
“Ka shprehur interesim ta vizitojë Prishtinës, ai ka jetuar për një kohë të shkurtë këtu në Prishtinë kur ka punuar në Bankën Botërore. Ka ofruar ndihmën mbështetjen për çdo gjë që kemi nevojë. diskutuam numrin e studentëve të Prishtinës që studion në Selanik. Po ashtu për pandeminë dhe zhvillimin ekonomik. Mund të them se po rriten bashkëpunimet me Greqinë. Komenti i parë ishte shumë pasni ndërtua. Athina nuk i ka të mëdha ndërtesat pasi nuk guxojnë të ndërtojnë më të larta se Akropolisi”, tha Ahmeti.
Bakoyannis tha se Prishtina dhe Athina ballafaqohen me probleme të njëjta.
“Është kënaqësi të jem këtu, Prishtina është afër zemrës time dhe jam i lumtur duke e parë zhvillimin e qytetit. E kemi mundësi të eksplorojmë agjendën e njëri-tjetrit, dhe të arrijmë së bashku suksese. Synimi ynë është t’i mbajmë popujt tanë së bashku, të shkëmbejmë kulturën. Ka shumë gjëra që diskutuam për t’i sjell njerëzit tonë bashkë. Ballafaqohemi me probleme të njëjta”, u shpreh ai.
“Ne duam shumë qytetarë të na vizitojnë, lajmi i mirë është se vaksinimi po sjell progres në Athinë prej 10 milionë ka vaksinuar 3 milionë. Ne besojmë se do ta hapim vendin tonë për turistët. Ne e mbështesim liberalizimin e vizave ka qenë për dhe është për dhe shpresoj që së shpejti që Kosova të bashkohet në BE”. /EO